
Ing. MSc. Labinot Gashi
Labinot Gashi është një ndërmarrës vizionar me rrënjë të forta në punë, disiplinë dhe pasion për teknologjinë. Rrugëtimi i tij filloi që në moshë të re, nga puna në market e deri te shitja e produkteve bazike, duke vazhduar me shkollim të rregullt, studime universitare dhe më pas Master në fushën e teknologjisë. Gjatë kësaj periudhe, ai kontribuoi edhe në arsim, duke punuar për një kohë si asistent në lëndët e shkencave kompjuterike.
Sot, Labi është themelues dhe drejtues i disa projekteve të suksesshme, me ndikim në brendet më të njohura në Kosovë dhe jashtë saj – përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Suedinë dhe SHBA-në.
Ai mban rekordin e menaxhimit të llogarive të reklamimit në Meta dhe Google Ads me mbi 26 milionë euro qarkullim të gjeneruar.
Me një përzierje të kreativitetit, eksperiencës dhe vizionit strategjik, Labinot Gashi mbetet një emër kyç në fushën e marketingut dixhital dhe inovacionit.